Policia e Kosovës ka arrestuar tre të mitur në Mitrovicë, nën dyshimin se kanë vjedhur një veturë, pronë e një klubi sportiv në këtë komunë.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur paraditen e së dielës, derisa lokalizimi dhe kapja e të dyshuarve u bë po sot, gjatë orëve të pasdites, shkruan Arbresh.info.
“Rreth orës 10:30, në Stacionin Policor Mitrovicë Jugu është raportuar për një veturë të vjedhur, pronë e një klubi sportiv në Mitrovicë. Pas një pune intensive, në orët e pasdites, njësitë policore kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta ndalin veturën në fshatin Frashër të Mitrovicës. Tre persona të dyshuar të moshës së mitur, janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Pas intervistimit të dyshuarve dhe procedurave tjera, është iniciuar rasti penal ,,Vjedhje e rëndë” ndërsa me aktvendim të prokurorit dy të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit policor”.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...