Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka ndarë momenti nga Forumi Alpbach në Austri, duke thënë se kishte një bashkëbisedim frymëzues me të rinj e të reja, që siç tha ajo, do të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë.
Osmani u shpreh se kanë diskutuar për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri.
“Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim. Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to”, ka shkruar tutje Osmani.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira