Policia e Shqipërisë ka nisur hetimet për vdekjen e një 39-vjeçareje nga Kosova tek spitali i Traumës në Tiranë.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, për “Vlerësim”, pasi më datë 21.08.2025, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë është dërguar në gjendje të rëndë shtetasja A. I., 39 vjeçe, banuese në Kosovë, njofton tch.
Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ajo është dërguar për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe për të përcaktuar saktë shkakun e ndërrimit të jetës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Voton Konjufca: Kosova ka ndërtuar traditë demokratike, qyte...
KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 8.29% e qytetarëve
Voton Hamza: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës
Abdixhiku: Pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: Tani i takon popullit të...
Voton Vjosa Osmani: Dilni dhe votoni me bindjen tuaj, me shp...