Luan Gashi, zyrtari i Komunës së Pejës është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas publikimit publikimit të një video në të cilin Gashi shihet duke konsumuar lëndë që dyshohet të jetë drogë dhe me një pistoletë në tavolinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi ka thënë se me urdhër të prokurorit të shtetit Policia ka bastisur banesën e të dyshuarit dhe zyrën e tij dhe ka sekuestruar një armë.
Ai theksoi se Gashi është duke u intervistuar.
“Me autorizimin e prokurorit të shtetit Policia ka bastisur banesën e të dyshuarit dhe njëkohësisht dhe zyrën e tij të punës me ç’rast është sekuestruar një armë dhe i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe për momentin është duke u intervistuar dhe presim që të vlerësoj nga prokurori i shtetit për hapat e mëtutjeshëm. E gjitha kjo ka ardhur pas publikimit të materialit në KALLXO” ka thënë Nikçi./Arbresh.info
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...