Porti i Durrësit, këtë sezon veror, ka qenë porta e dytë hyrëse pas Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, i cili ka përballuar një fluks të lartë pasagjerësh që janë futur në vendin tonë.
Përveç emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe në vendet e tjera të BE-së, nga Porti i Durrësit janë futur edhe një pjesë e konsiderueshme turistësh që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime.
Muaji korrik, në gjysmën e parë të tij, shënoi fluksin më të lartë të hyrjeve nga Porti i Durrësit, ndërsa në gjysmën e dytë ky fluks është kthyer në dalje, si nga emigrantët ashtu edhe nga turistët.
Të dhënat e Autoritetit Portual tregojnë një qëndrueshmëri të lartë të fluksit të udhëtarëve, me shifra pothuajse të njëjta me një vit më parë. Diferenca është minimale: rreth 1% më pak ose 1,981 pasagjerë më pak gjatë korrikut të këtij viti.
Terminali i trageteve ka operuar me kapacitet të plotë, ndërsa siguria portuale, policia kufitare dhe dogana kanë qenë të angazhuara edhe për parandalimin e tentativave për veprime të kundërligjshme ndërkufitare. (A2 Televizion)
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...