Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia e Prizrenit, së bashku me hetuesit policor nga SP Suharekë pas marrjes së informatës për dyshimin e përfshirjes në trafikim me lëndë narkotike kanë arrestuar të dyshuarin A.Gj., (viti i lindjes 2005, mashkull kosovar).
Në konsultim me prokurorin është kontrolluar një lokacion, përkatësisht shtëpia e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
-Katërdhjet e dy (42) doza qese plastike me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 37.98 gram,
-njё grinder/mulli,
-njё telefon mobil etj.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Lidhur me rastin me aktvendim nga prokurori personi i dyshuar është dërguar në mbajtje./Arbresh.info

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...