Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme është bërë shuarja e plotë e vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Skëndërbegas, Kodovjak, dhe tek Liqeni i Zambakëve. S
ipas burimeve pranë Bashkisë së Gramshit për RTSH bëhet me dije se janë groposur rreth 170 bagëti të njoma, teksa banesat e djegura kanë shkuar në 42 banesa.
Bashkia Gramsh ka ngritur 2 grupe vlerësimi të dëmeve dhe pritet që ditët në vijim të përfundojnë inventarin e dëmeve të shkaktuara.
Prej gati 4 ditësh Kryebashkiaku Besjan Ajazi ka nisur punën për shpërndarjen e bagëtive të imta kundrejt banorëve që kanë humbur bagëtitë e tyre mes zjarrit, gjithashtu Bashkia Gramsh në bashkëpunim dhe me bashkitë e tjera të qarkut dhe fondacione të ndryshme, ka nisur shpërndarjen e ushqimeve tek familjet e prekura. Tashmë banorët e evakuuar janë rikthyer plotësisht dhe është duke u punuar për rehabilitimin e tyre. Tashmë Bashkia Gramsh është duke u përballur me një sfidë të re, ajo e rikuperimit të zonës pas zjarrit masiv në 3 njësi administrative. Aktualisht të gjithë punonjësit e Bashkisë Gramsh janë duke punuar me të gjitha kapacitetet e tyre për sistemimin e banorëve dhe pastrimin total të banesave të djegura.
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...