Këshilli i Lartë i Sportit i Spanjës (CSD) po shqyrton një kërkesë për shkarkimin e presidentit të La Ligës, Javier Tebas, pas një padie që e akuzon për një “vepër të rëndë penale” lidhur me zbulimin e informacionit konfidencial mbi Barcelonën, raporton Mundo Deportivo.
Padia është ngritur nga Miguel Angel Galan, president i Shoqatës për Transparencë dhe Demokraci në Sport, i cili pretendon se Tebas ka kryer pesë shkelje shumë të rënda duke bërë publike pa autorizim të dhëna sensitive, përfshirë të ardhurat nga kutitë VIP dhe operacione të brendshme të Barcelonës.
Kërkesa tashmë është dorëzuar zyrtarisht në CSD, i cili mund ta referojë çështjen në Tribunalin Administrativ të Sportit (TAD).
Nëse rasti përshkallëzohet në TAD, Tebas rrezikon procedura disiplinore që mund të variojnë nga një sanksion formal deri te skualifikimi nga posti i tij.
Kjo nuk është hera e parë që kreu i La Ligës përballet me masa disiplinore. Në vitin 2024, ai mori një qortim publik nga TAD pas një polemike procedurale.
Tani mbetet në dorën e CSD-së të vendosë nëse çështja do të kalojë në gjykim formal, një hap që mund të ketë ndikim të madh në qeverisjen e futbollit spanjoll. /Telegrafi/
KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...