Ka vdekur 23-vjeçari i cili ra në kontakt me energjinë elektrike dje në Gjilan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisëpër rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë.
I njëjti është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale ” Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës “neni 358 i KRPK-së
Hetimet rreth rastit janë duke u zhvilluar në bashkpunim prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës hetimet rajonale.
“Njoftim shtesë: Të nderuar: Ju njoftojme se sot me datë 19.08.2025 në 07:05 nga Emergjenca e QKUK-së Prishtinë jemi njoftuar se personi i lënduar (dl.2002) edhe përkundër ndihmës së dhan nga ana e mjekve ka nderruar jetë. Ai dje ishte lënduar pasi aksidentalisht kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike gjersa ishte duke punuar në një ndermarrje private në Gjilan. Pronari i kompanisë është arrestu nga policia e Kosvës . Ai është intervistu në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të tij me Urdher të prokurorit i njejti është ndaluar për 48 orë me dyshimin se ka kryer verpren penale ” Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës “neni 358 i KRPK-së Hetimet rreth rastit janë duke u zhvilluar në bashkpunim prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës hetimet rajonale.”, tha Hashani./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...