Gjykata Themelore në Prishtinë sërish ka vendosur që të mos pezullohet vendimi i i Inspektoriatit të Trashëgimisë Kulturore lidhur me sheshin Xhorxh Bush.
Herën e fundit, Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Komunës së Prishtinës në lidhje me vendimin për shndërrimin e rrugës “Xhorxh Bush” në shesh për këmbësorë, duke anuluar kështu vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim.
LEXO EDHE:
Lidhur me këtë ka reaguar ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku i cili tha se Komuna e Prishtinës mori të njëjtën përgjigje nga gjykata edhe në herën e dytë.
“Provuan një herë, dështuan. Provuan për së dyti, prap e morën të njëjtën përgjigje nga gjykata: REFUZOHET si e pabazuar kërkesa e komunës së Prishtinës. Po, bëhet fjalë për projektin e kundërligjshëm të sheshit “Xhorxh Bush”.”, ka shkruar ai.
“Gjykata dy herë foli qartë, nuk pezullohet vendimi i Inspektoriatit të Trashëgimisë Kulturore. Nga fillimi ju kemi treguar që janë duke e shkelur ligjin me dy këmbë. Por ata vazhduan me qasjen e tyre shpërfillëse, e për më keq, na akuzuan për bllokim. Nuk i morën lejet e nevojshme, nuk i konsultuan banorët, nuk i zgjidhën çështjet pronësore, lidhën kontratë të kundërligjshme, gjykata dy herë ua refuzoi kërkesën për pezullim. “, u shpreh Çeku.
“Zgjidhjet e qëndrueshme për Prishtinën do të nisin pas 12 Tetorit. Me vizion zhvillimor dhe me ligjshmëri të plotë.”, theksoi mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...