Një zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas njoftimit, i dyshuari, që ushtronte detyrën e teknik-ut të pylltarisë në rajonin e Prizrenit, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.
Tutje, thuhet se ai ka marrë para nga qytetarë të ndryshëm të këtij rajoni, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tij kanë filluar hetimet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
“KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR Prizren 18.08.2025 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, teknik i pylltarisë në Agjensionin Pyjor të Kosovës, me dyshimin se duke shfrytëzuar detyrën zyrtare i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitojë dobi pasurore për vete, duke marrë para nga qytetarët e ndryshëm të rajonit të Prizrenit. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...