Inter ka vendosur të informojë Ademola Lookman dhe Atalantën se marrëveshja për transferimin e sulmuesit është përfundimisht e prishur, raporton Fabrizio Romano.
Pas negociatave të zhvilluara në muajin korrik, bisedimet kanë dështuar përfundimisht, pasi Atalanta refuzoi ofertën prej 45 milionë euro të zikaltërve, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, Inter nuk pritet të ndalet këtu. Klubi italian është i gatshëm të shqyrtojë opsione të tjera dhe pritet të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me kampin e Lookman brenda 24 orëve të ardhshme.
Burimet theksojnë se marrëveshja për Lookman nuk kishte asnjë lidhje me kalimin e Zaleëskit tek Atalanta, ndërsa tashmë një opsion i ri për sulmuesin nigerian mund të jetë rikthimi në Premier League.
View this post on Instagram
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...