Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla ditën e sotme iu bashkua edhe zyrtarisht Mallorcas.
Lajmi u bë i ditur nga klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.
Ai është transferuar në formë huazimi nga Roma e cila ishte në pronësi të kartonit.
Ndërkohë, në marrëveshjen mes palëve është përfshirë edhe një klauzolë që mund të paguhet nga Mallorca për të blerë përfundimisht kartonin e Kumbullës, për një shifër që arrin deri në 8 milionë euro.
Kumbulla tek Mallorca do ta gjej Vedat Muriqin i cili luan tash e disa vite atje, madje ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2029.
Mbrojtësi shqiptar ka folur edhe për futbollistin dardan pas prezantimit të tij tek klubi spanjoll.
“Me Vedatin (Muriqin) kemi folur kur u takuam këtu, kur isha te Espanyoli. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe mezi pres ta shoh së shpejti”, deklaroi Kumbulla./Arbresh.info
“Lo voy a dar todo por este escudo” pic.twitter.com/ZieVkuU1wl
— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) August 18, 2025
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...