Policia e Kosovës, drejtoria rajonale e Prishtinës ka realizuar 60 urdhëresa të gjykatave si dhe janë sekuestruar 19 armë.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 60 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 38 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj”, thuhet në njoftimin e policisë.
e me urdhëresat, pas përfundimit të Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 19 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe qindra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor”, bën të ditur policia.
Në po të njëjtën periudhë kohore, sipas policisë, kanë rezultuar me shqiptimin e 3920 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 565 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...