Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se zjarrfikësit e kësaj komune së shpejti do ta kenë objektin e tyre të ri dhe modern.
Muharremaj tha se bashkë me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” do ta bashkëfinancojnë ndërtimin e këtij objekti.
“Ka 8 vite që jam në teren me ta dhe e njoh mirë nevojën e tyre. Pritëm shumë që t’na ndihmojnë institucionet qendrore përgjegjëse, të cilat e kanë detyre dhe përgjegjësi, por nuk ndodhi”.
“Fal humanistëve dhe donatorëve zemërmirë, në këto vite zjarrfikësit tanë kanë automjete moderne. E tash do ta kenë edhe objektin e ri me të gjitha kushtet që ju nevojiten”, shkroi Muharremaj./Arbresh.info/
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...