“Meshkujt tërheqës janë egoistë”: ky është rezultati nga një studim i kryer në universitetin “Brunel” në Londër.
Studimi që përfshiu 125 femra dhe meshkuj, tregoi gjithashtu që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për femrat tërheqëse, pasi ato janë më bujare dhe të interesuara në të mirën e përbashkët.
Pjesëmarrësit në studim u vlerësuan fillimisht për faktin sesa tërheqës dukeshin, bazuar në matjet që i’u bënë elementëve fizikë.
Më pas, ata plotësuan një pyetësor nëpërmjet të cilit synohej të kuptohej qëndrimi i tyre ndaj egoizmit dhe pabarazisë.
Në fund, u bënë pjesë e një eksperimenti gjatë të cilit atyre i’u jepeshin para dhe i’u kërkoheshin që t’ja falnin ato dikujt tjetër.
“Ne arritëm në përfundimin që meshkujt më tërheqës të grupit ishin edhe ata më egoistët”, tha Michael Price, një doktor psikolog në këtë universitet.
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...