Enzo Maresca ka lënë të kuptohet qartë se e ardhmja e Nicolas Jackson te Chelsea është drejt fundit, duke bërë të ditur se sulmuesi senegalez është i tepërt dhe i disponueshëm për transferim.
Ndërsa teknikisht lojtari vazhdon të stërvitet me ekipin e parë, trajneri italian pranoi se ai nuk do të përfshihet më në ndeshje dhe është i lirë të largohet gjatë këtij afati kalimtar.
Procesi i rindërtimit agresiv nën drejtimin e Marescës ka sjellë tashmë investime të mëdha, përfshirë afrimet e Liam Delap, Joao Pedro, Jamie Gittens dhe mbrojtësit holandez Jorrel Hato.
Megjithatë, pavarësisht shpenzimeve, “Blutë” vazhdojnë të kërkojnë përforcime të tjera përpara se të mbyllet afati kalimtar.
“Ai po stërvitet me ne (skuadrën e parë), por nuk do të jetë pjesë e grupit. Ju e dini tashmë situatën. Afati kalimtar është i hapur. Ai mund të largohet, dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Maresca.
Jackson është i pezulluar për ndeshjen hapëse të Chelseat në Ligën Premier këtë të diel kundër Crystal Palace, si pasojë e kartonit të kuq të marrë ndaj Neëcastle në fund të sezonit të kaluar.
Por, edhe pa këtë pezullim, komentet e Marescës tregojnë qartë se ai nuk do të ishte në planet e tij, madje as në stol./Telegrafi/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...