Një i moshuar në Vlorë është arrestuar pasi ka goditur me çekan në kokë një 25-vjeçar.
Policia e Vlorës njofton se shtetasi L.K., 73 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në kokë me send të fortë (çekan gome) shtetasin A. H., 25 vjeç.
I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin L. K., 73 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, pasi më datë 15.08.2025, në lagjen “10 Korriku”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në kokë me send të fortë (çekan gome) shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër