Të paktën dy persona janë plagosur në një të shtënë me armë zjarri që shpërtheu jashtë një xhamie në Orebro të Suedisë, raporton Metro.
Autori i krimit, i cili është në arrati, hapi zjarr gjatë lutjeve në një xhami në lagjen veriore të Vivalla rreth orës 13:45 sipas orës lokale.
Policia suedezë bën të ditur se aktualisht nuk kanë informacione në lidhje me shkallën e dëmit, por bën thirrje publike që të mos afrohen te vendi i ngjarjes.
“Policia ka hapur një hetim paraprak për tentativë vrasjeje. Dy persona janë plagosur në lidhje me të shtënat”, thuhej në një deklaratë në faqen e internetit të policisë, duke mos dhënë detaje të tjera rreth rrethanave të të shtënave ose nëse autori i krimit ishte arrestuar.
Raportohet poashtu se shumë njerëz ndodheshin brenda ndërtesës në atë kohë.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës