Drita u mposht me rezultat 3-1 në ndeshjen e kthimit nga FCSB në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës.
Kështu gjilanasit u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 6-3 nga dyja sfidat, shkruan Arbresh.info.
Dy nga tre golat në të dyja ndeshjet për Dritën i shënoi, Veton Tusha.
Ai pas ndeshjes ka folur për KTV-në lidhur me këtë ndeshje.
“Rezultat shumë zhgënjyes. E nisëm shumë keq duke pësuar në minutën e parë. Ndoshta ishte kjo pakujdesia jonë. Kjo ndikoi në rezultatin që të humbim ndeshjen”, ka thënë ai.
Më tej Tusha foli edhe për kundërshtarin e Dritës në play-offin e Ligës së Konferencës, ku do të përballet me Differdange 03.
“Shpresojmë të kemi paraqitje sa më të mirë. E di që i kemi mposhtur njëherë dhe uroj që prapë e të ndodhë kjo”, u shpreh Tusha.
Ndeshja e parë mes Differdanges 03 dhe Dritës luhet me 21 gusht, kurse ndeshja e kthimit pas një jave.
Kujtojmë se Drita e mposhti Differdangen në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëveë këtë edicion./Arbresh.info
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...