Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në një takim përshëndetës ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.
Sipas njoftimit, Sveçla e falënderoi ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e çmuar që ka dhënë gjatë mandatit të tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushat që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Arbresh.info.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ambasadës së Finlandës, si dhe mbështetja e vazhdueshme që ka ofruar Finlanda për zhvillimin institucional të Kosovës.
Ambasadori Nissinen shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm e frytdhënës që ka pasur me institucionet tona gjatë kohës së shërbimit të tij në Kosovë.
Në përmbyllje të takimit, Ministri Sveçla i uroi Ambasadorit Nissinen suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale dhe personale./Arbresh.info/

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...