Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur në mbrëmje në zonën e Delvinës për të ndjekur nga afër operacionet kundër flakëve që prej ditësh po përfshijnë disa zona të vendit. Në terren është prezente një forcë e shtuar e zjarrfikësve nga bashkitë e qarkut, si dhe trupa të shumta të Forcave të Armatosura, të cilat po punojnë në koordinim me policinë e shtetit.
Sipas vlerësimeve paraprake, aktualisht zjarri në Delvinë nuk paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për banesat, megjithatë, si masë sigurie, është vendosur një perimetër i përkohshëm mbrojtës dhe banorët po evakuohen nga zona.
Ministria e Mbrojtjes, në përditësimin e mbrëmjes së të martës, ka raportuar një situatë të rënduar me gjithsej 34 vatra zjarri në mbarë vendin, prej të cilave 27 mbeten ende aktive. Më problematike paraqitet gjendja në jug, ku flakët kanë rrezikuar banesa dhe infrastrukturë në Delvinë, Sevaster, Mesaplik dhe Tepelenë, duke detyruar autoritetet të ndërmarrin masa emergjente për zhvendosjen e banorëve, shkruan A2 CNN.
Gjendje kritike raportohet edhe në Gramsh dhe Berat, ku zjarret në zonat e Rehovës dhe Vokopolës kanë përfshirë edhe Rezervatin natyror “Balloll”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore e biodiversitet.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...