Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka reaguar ndaj akuzave të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili gjatës ditës e cilësoi gjendjen e sigurisë në vend si pasojë të lidhjeve të pushtetit me bandat kriminale.
Në Debat Plus, Rexhaj tha se pretendimet e Tahirit nuk kanë asnjë bazë dhe i quajti ato “një gënjeshtër”.
“Ajo çfarë ka deklaruar ish-shefi i GP të PDK-së nuk ka sens dhe mendoj që është një gënjeshtër. Pra, e keni parë që ambasada shqiptare ka qenë në organizim dhe personi i apostrofuar aty, nuk ka dal në fotografi vetëm më kryeministrin Kurti… e dyta nuk kemi asnjë mekanizim mbrojtës, i cili detekton ata që kanë vepra kriminale, janë kriminel, fajdexhi apo çfarëdo qoftë. Që na afrohen dhe dalin në fotografi me ne…”, ka thënë Rexhaj.
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri