Një tjetër fshat është përfshirë nga flakët që vazhdojnë të përhapen në Gramsh.
Top Channel raporton se zjarri preku fshatin Harunas dhe ndërhyrja është e pamundur. Kjo për shkak se rruga është përfshirë nga flakët dhe rrezikohet jeta e emergjencave civile.
Deri më tani, raportohet për gjashtë persona të plagosur si pasojë e zjarreve në Gramsh.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes evakuuoi banorët në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie.
Në Kullollas humbi jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua. Flakët u përhapën në një zonë të gjerë.
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...
Kosova shënon fitore ndaj Andorrës
VV thërret festë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë: Ia qi...
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë