Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dje ka pranuar dëshminë e një ankuesi nga një fshat i Suharekës.
Sipas njoftimit, ankuesi deklaron se është duke u kanosur dhe detyruar nga një i dyshuar, po ashtu nga një fshat i Suharekës, shkruan Arbresh.info.
Bazuar në deklaratën e ankuesit, ai deklaron se para tri viteve ka luajtur lojëra bixhozi në shumën rreth nëntë mijë euro, ndërsa i dyshuari tani i kërkon rreth njëzet e një mijë euro dhe vazhdimisht e ka kanosur dhe detyruar ankuesin për kthimin e borxhit.
Dyshohet se i dyshuari këto lojëra të fatit i ka menaxhuar përmes adresave elektronike nga Zvicra dhe Kosova. Policia ka sekuestruar një telefon me qëllim të ekzaminimit rreth lojërave të organizuara.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.
Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari A.L., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar) është ndaluar për 48 orë./Arbresh.info/
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri