Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri viktimën duke shtënë një herë me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë që dyshohet se është e armës me gas, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar katër fishekë.
“Podujevë / 11.08.2025 – 22:17. Një i dyshuar, dyshohet se ka shtënë një herë me armë duke kanosur ankuesin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë që dyshohet se është e armës me gas. I dyshuari është arrestuar në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar katër fishekë. në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbresh.info
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...