Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nga 1 mijë e 752 persona që aktualisht mbahen nëpër burgjet e vendit, vetëm 4 prej tyre janë të dënuar për veprën penale “Fajdeja” dhe 8 janë në paraburgim.
Për këto të dhëna ajo i është referuar Shërbimit Korrektues të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Ky realitet është alarmues dhe tregon që pavarësisht ndikimit të madh që këto vepra kanë mbi jetën e qytetarëve, pasojat e tyre sociale dhe shpesh edhe tragjike, sistemi ynë i drejtësisë nuk po i trajton me seriozitetin dhe vendosmërinë që kërkohet. Këto nuk janë thjesht vepra të izoluara, janë pjesë e një zinxhiri kriminal që godet më të pambrojturit dhe kontribuon në një ndjenjë të thellë padrejtësie në shoqëri. Rastet e fundit tragjike janë një dëshmi e qartë për pasojat që sjell neglizhenca institucionale ndaj këtyre fenomeneve”, ka shkruar Haxhiu.
Sipas saj, me urgjencë duhet të rishikohen politikat ndëshkimore dhe të forcohet aspekti i hetimeve dhe ndjekjes penale për veprën penale të fajdes.
“Ne nuk mund të flasim për një shtet të së drejtës derisa kriminelët ecin të lirë, ndërsa viktimat jetojnë në frikë dhe pasiguri”, u shpreh mes të tjerash ajo.
Ndryshe, ky reagim i saj vjen pas njoftimit se dy të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail dhe Edonis Shkodra, ishin liruar me dorëzani në tetorin e vitit të kaluar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, tre muaj pasi ishin arrestuar për fajde dhe detyrim në një aksion të Policisë në Gjilan./Arbresh.info/
70 mijë euro dorëzani: Gjykata sqaron pse u liruan Mefail dhe Edonis Shkodra
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...