Ballkani të enjten luan ndeshjen e kthimit në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj Shamrock Rovers.
Gjatë ditës së sotme skuadra nga Suhareka është nisur drejt Irlandës me të vetmin, kualifikimin për më tej në play-offin e Ligës së Konferencës, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-kampioni i Kosovës, ka bërë të ditur se ka marrë rrugën drejt kryeqytetit irlandez, Dublin.
“Nisim udhëtimin për Dublin, me qëllim të vetëm, play-off të UEFA Conference League”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit.
Skuadra kosovare ndeshjen e parë në Prishtinë e fitoi me rezultat 1-0, dhe bëri një lojë të shkëlqyeshme, mbetet të shihet nëse kështu do të jetë edhe të enjten.
Në rast të kalimit tutje Ballkani në play-off të Konferencë Ligës përballet me fituesin e takimit Larne FC nga Irlanda e Veriut dhe CD Santa Clara nga Portugalia./Arbresh.info
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët