Java e fundit ka shënuar pikun e mbërritjeve në Portin e Durrësit për këtë sezon veror.
Që nga data 6 gusht e deri në orët e paradites së sotme, mbi 30 mijë udhëtarë dhe rreth 10 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri përmes trageteve, pjesa më e madhe shqiptarë të diasporës që zgjedhin të kalojnë pushimet në atdhe, por edhe turistë të huaj që vizitojnë Shqipërinë.
Vetëm nga e mërkura e kaluar deri të dielën, sipas shifrave zyrtare, kanë mbërritur me tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona plot 29 mijë e 424 pasagjerë dhe 9 mijë e 469 automjete. Për të përballuar fluksin, kompanitë detare kanë dyfishuar numrin e lundrimeve, duke e kthyer këtë javë në më të ngarkuarën e sezonit, me 6 tragete në ditë, sipas Kapitenerisë së portit.
Edhe daljet nga vendi kanë qenë të konsiderueshme, ndonëse më të ulëta se hyrjet. Në të njëjtën periudhë, nga Shqipëria kanë udhëtuar drejt porteve italiane 18 mijë e 664 pasagjerë dhe 5 mijë e 573 automjete.
Në total, gjatë këtyre ditëve kanë lëvizur nëpërmjet portit më të madh të vendit rreth 50 mijë persona dhe mbi 15 mijë automjete. Pas datës 15 gusht, pritet nisja e fluksit të kthimit në dalje, kryesisht e bashkatdhetarëve por dhe te huajve që pas mbarimit të pushimeve kthehen ne vendet e tyre./tch
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...