Një i vdekur dhe 29 të lënduar nga tërmeti që goditi Turqinë, vjen reagimi i Erdoganit
Turqia u trondit të dielën nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ishte i përqendruar në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir në Turqinë perëndimore.
Tërmeti u mat në një thellësi prej 11 kilometrash.
Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya tha se një person 81-vjeçar humbi jetën pasi u nxor nga një ndërtesë e shembur.
Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.
Njëzet e nëntë të tjerë që u lënduan janë shpëtuar gjithashtu, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Vlerësimet fillestare tregojnë se 16 ndërtesa në 68 lagje janë shembur si pasojë e tërmetit dhe lëkundjeve pasuese.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij ndaj të gjithë të prekurve, duke thënë se do t’i ndjekë nga afër zhvillimet. /AA
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron