Crystal Palace kampion i Superkupës së Anglisë, mposht Liverpoolin në penallti

18:26 | 10 Gusht 2025
D.H

Crystal Palace është shpallur kampion i Community Shield pasi mposhti Liverpoolin pas ekzekutimit të penalltive.

Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht ‘Të Kuqtë’, të cilët realizuan për 1-0 në minutën e katërt përmes Hugo Ekitike.  

Pas një kundërsulmi të shpejtë, Palace ia doli që të fitojë një penallti në minutën e 17-të si rezultat i një ndërhyrje të palejueshme nga Virgil Van Dijk.  

I saktë nga pika e bardhë u tregua Jean-Philippe Mateta i cili realizoi për 1-1 duke e mposhtur Alissonin.  

Sidoqoftë, gëzimi i Palace nuk zgjati edhe aq shumë, pasi Liverpooli realizoi sërish për ta rikthyer epërsinë.  

Në tentim për të dërguar një krosim në zonë, Jeremie Frimpong (21’) të shënojë për rezultatin 2-1. 

Në minutën e 52-të Ekitike shpërdoroi një mundësi ideale për të realizuar golin e tretë për Liverpoolin, pasi dështoi përballë Henderson. 

Palace ia doli që të barazojë rezultatin në minutën e 77-të përmes Ismaila Sarr i cili pranoi një top brenda zonës për të realizuar për 2-2. 

Kështu koha e rregullt përfundoi baras dhe u desh ekzekutimi i penalltive, aty ku më të saktë ishin skuadra e Crystal Palace  që fituan me rezultat 3-2.

Shpërndaje në rrjete sociale