David De Gea ka folur hapur për largimin e tij nga Manchester United në vitin 2023, duke theksuar se nuk ka asnjë pendesë.
Pas 12 vitesh në “Old Trafford”, ku grumbulloi 545 paraqitje dhe fitoi katër herë çmimin “Lojtari i Vitit”, portieri spanjoll u largua si lojtar i lirë në fund të kontratës së tij.
United më pas nënshkroi me portierin kamerunas Andre Onana, i cili ka kaluar një periudhë të mbushur me gabime në futbollin anglez, duke ngritur pyetje nëse De Gea, i cili është ende vetëm 34-vjeçar, duhej të ishte mbajtur.
Megjithatë, De Gea nuk dëshiron të përfshihet në atë debat. Pas përballjes me ish-ekipin e tij në një ndeshje miqësore parasezonale me klubin aktual Fiorentina, ai u pyet nga gazetarët nëse ndjehet i zhgënjyer me mënyrën se si përfundoi gjithçka në Angli.
“Jo. Ndonjëherë futbolli është i tillë, nuk mund t’i kontrollosh të gjitha. Kam qenë këtu 12 vite, shumë, shumë të bukura, një nga periudhat më të mira të jetës sime”.
“Të luash për këtë klub është thjesht e pabesueshme. Sidomos kur largohesh, e kupton sa i madh është ky klub dhe sa e vështirë ishte të qëndroje 12 vite në një klub si United”.
“Jam gjithmonë mirënjohës për këtë klub, për të gjithë, ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm”, ka thënë De Gea.
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...