Qindra protestues në mbështetje të pengjeve marshuan në rrugët e Jerusalemit drejt rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke shprehur zemërimin ndaj planit të qeverisë për të pushtuar plotësisht qytetin e Gazës.
Mes tyre ishte edhe ish-ushtari Max Kresch, i cili mbante një pankartë me mbishkrimin “Refuzova”. “Jemi mbi 350 ushtarë që shërbyem gjatë luftës dhe refuzojmë të vazhdojmë shërbimin në luftën politike të Netanyahut,” tha ai për BBC.
Protesta u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Izraelit, përfshirë Haifën dhe Tel Avivin.
Vendimi i Izraelit për të zgjeruar luftën në Gaza, i konsideruar si një përshkallëzim i madh i konfliktit, ka nxitur reagime të ashpra nga OKB-ja dhe shumë vende, mes tyre Mbretëria e Bashkuar, Franca, Australia, Turqia, Gjermania, Finlanda dhe Kanadaja.
OKB-ja ka paralajmëruar se një pushtim i plotë ushtarak mund të sjellë “pasoja katastrofike” për civilët palestinezë dhe pengjet izraelite që mbahen në Gaza.
Plani, i miratuar nga kabineti i sigurisë së Izraelit, përmban pesë “parime” për përfundimin e luftës: çarmatosjen e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve, demilitarizimin e Rripit të Gazës, marrjen e kontrollit të sigurisë në territor dhe krijimin e një “administrate civile alternative që nuk është as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez”.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron