Donald Trump thotë se do të ketë “disa shkëmbime territoresh në dobi të të dyja palëve” të përfshira në një marrëveshje paqeje për Ukrainën.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai tha: “Po shikoni një territor për të cilin është luftuar për tre vjet e gjysmë. Shumë rusë kanë vdekur. Shumë ukrainas kanë vdekur.”
“Pra, ne po e shqyrtojmë këtë, por në të vërtetë po kërkojmë të marrim disa mbrapsht, dhe disa të shkëmbejmë.”
“Është e komplikuar, në të vërtetë. Asgjë nuk është e lehtë. Është shumë e komplikuar. Por do të marrim disa mbrapsht”, tha Trump, shkruan skynews.
“Do të shkëmbejmë disa. Do të ketë disa shkëmbime territoresh në dobi të të dyjave.”
Trump shtoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “do të duhet të përgatitet të nënshkruajë diçka”.
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...