Kombëtarja e Kosovës U18 në basketboll nuk arriti të shmangë humbjen në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Dardanët u mposhtën nga Kroacia me rezultat 72:61, në një përballje ku fati i takimit u përcaktua që në çerekun e parë.
Dardanët zhvilluan një lojë të denjë dhe të barabartë në tri periudhat e fundit, por deficiti i dhjetë pikëve nga periudha e parë rezultoi vendimtar.
Rezultati sipas çerekëve:
Çereku I: 19:10
Çereku II: 20:19
Çereku III: 18:19
Çereku IV: 15:13
Almir Dullovi ishte më i miri te Kosova, duke shkëlqyer me 27 pikë të realizuara, por përkundër paraqitjes së tij, skuadra nuk arriti të përmbysë epërsinë e hershme të kroatëve.
Ndeshja e radhës për Kosovën do të zhvillohet nesër ndaj Danimarkës, në kuadër të ndeshjes së tretë të fazës së grupeve./rtk
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...