Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar se në një lokacion në komunën e Vushtrrisë janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohet se i përkasin një personi nga lista e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, vendndodhja është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht me Shoqatën “Martirët e Lirisë” nga Vushtrria.
Gërmimet janë realizuar nga KQPZh, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.
“Ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata ‘Martirët e Lirisë’ nga Vushtrria. Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës. Komisioni do t’iu njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN, nga Komisioni Ndërkombtar për Persona të Zhdukur”, thuihet në njoftim./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron