Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, ku ka miratuar një sërë vendimesh me rëndësi.
Sipas njoftimit për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik – ndërtimi i urës mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Veriut me Mitrovicën e Jugut.
Po ashtu, në mbledhje janë caktuar zonat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në Republikën e Kosovës. Qeveria ka miratuar gjithashtu ndryshimin e Statutit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” Sh.A., sipas vendimit të Bordit të Drejtorëve./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...