Përpara se Gjykata Kushtetuese të marrë vendim lidhur me krizën institucionale në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një deklaratë të rëndësishme nga e ngarkuara me punë, znj. Anu Prattipati.
Në deklaratën e shpërndarë nga Ambasada, znj. Prattipati thekson se Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbështeten tek një vend që nuk arrin të formojë institucionet bazike të qeverisjes.
Ajo paralajmëron se vazhdimi i kësaj situate politike mund të sjellë pasoja serioze ekonomike, përfshirë largimin e investitorëve amerikanë nga Kosova.
“Formimi i një qeverie pas zgjedhjeve është një funksion bazik demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton në humbje të mundësive për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund t’i avancojmë prioritetet tona; një vend pa institucionet bazë dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner tek i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht”, deklaron Prattipati.
Sipas saj, kompanitë amerikane që kishin shprehur interes për të investuar në Kosovë janë duke rishikuar planet e tyre dhe mund të orientohen drejt tregjeve më të qëndrueshme.
“Kompanitë amerikane kërkojnë qeveri të qëndrueshme dhe partnerë të besueshëm kur shqyrtojnë ku të investojnë, dhe paaftësia e Kosovës për t’i formuar institucionet mund të bëjë që kompanitë të bëjnë biznes diku tjetër”, thekson ajo./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron