Benjamin Sesko do të jetë lojtari më i ri i Manchester United, pasi “Djajtë e Kuq” fituan garën ndaj Neëcastle United për transferimin e tij.
Marrëveshja është mbyllur për shumën prej 76.5 milionë euro, plus 8.5 milionë euro bonuse, duke e çuar vlerën totale të paketës në 85 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
Teksa tashmë, futbollisti slloven së bashku me agjentin e tij, Elvis Basanović janë nisur drejt Manchester United për ta kompletuar transferimin.
Fabrizio Romano ka publikuar fotografinë ku shihen Sesko me agjentin e tij në aeroplan rrugës për në Manchester.
“Ai zbarkon sonte, testet mjekësore dhe nënshkrimi do të bëhen të premten, dhe do të prezantohet të shtunën”, thotë Romano.
Kujtojmë se për sllovenin u interesua edhe Newcastle, mirëpo ai dëshiroi transferimin tek “Djajtë e Kuq”. Kjo është goditja e tretë e skaudrës së Amorimit pas Mbeumos dhe Cunhas./Arbresh.info
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...