Zyra e Presidentes së Kosovës ka vendosur të anulojë tenderin për hartimin e planit të fizibilitetit për ndërtimin e ndërtesës së re presidenciale në zonën “Prishtina e Re”.
Ky projekt kishte një buxhet të parashikuar prej 25 mijë eurosh, ndërsa në garë kishin hyrë tri kompani me oferta të ndryshme.
Sipas njoftimit të publikuar në platformën zyrtare të prokurimit elektronik, vendimi për anulimin e procedurës është marrë më 29 korrik, me arsyetimin se “janë krijuar rrethana të reja që pamundësojnë vazhdimin e mëtejmë të aktivitetit të prokurimit”.
Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me natyrën e këtyre rrethanave.
Ndryshe, Presidenca e Kosovës ka reaguar pas raportimeve lidhur me ndërtimin e një rezidence presidenciale, duke theksuar se Presidentja Vjosa Osmani asnjëherë nuk ka kërkuar ndërtimin e ndonjë objekti me karakter rezidencial, e aq më pak me oborr privat, dhoma personale apo luks të çfarëdoshëm.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...