Policia e Rajonit të Prishtinës ka zhvilluar një aksion në Drenas, ku ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër-arrest për vepër penale.
Operacioni, i ndërmarrë nga stacioni policor në Drenas me përkrahje nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit M. M., 38-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
I arrestuari ishte i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të grabitjes”.
“Në kontekstin e kësaj, pas ndërmarrjes së në një operacioni të befasishëm, policia e stacionit policor në Drenas e përkrahur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, arriti të arrestoj personin e kërkuar; M. M, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me tri vite burgim për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të Grabitjes”. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron