Mbrëmë, në stadiumin e qytetit Poznan në Poloni, u zhvillua ndeshja mes Lech Poznan dhe Crvena Zvezdës në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Europës.
Ekipi serb triumfoi me rezultat 1:3, por vëmendjen nuk e mori rezultati, por një baner skandaloz i shfaqur nga tifozët gjatë ndeshjes.
Në tribunat e stadiumit u shpalos një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe u valëvit flamuri serb, një provokim i përsëritur në ndeshje ndërkombëtare ku përfshihen skuadra serbe.
Mediat serbe e lavdëruan këtë veprim, duke thënë se tifozët polakë “fituan simpatinë e tyre” me këtë mesazh politik dhe provokues.

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron