Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se po vendos një tarifë shtesë prej 25 për qind mbi mallrat nga India, duke e rritur kështu shkallën totale të tarifës ndaj këtij partneri të madh tregtar amerikan në 50 për qind.
“Po konstatoj se qeveria indiane aktualisht importon drejtpërdrejt ose tërthorazi naftë nga Federata Ruse,” thuhet në urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump.
“Sipas kësaj, dhe në përputhje me ligjet në fuqi, mbi mallrat nga India që importohen në zonën doganore të Shteteve të Bashkuara do të aplikohet një tarifë shtesë prej 25 për qind,” thuhet në dokument.
Trump javën e kaluar njoftoi se India do të paguajë një tarifë prej 25 për qind, plus një “dënim” shtesë për shkak të blerjes së pajisjeve ushtarake dhe energjisë nga Rusia.
Tarifat e reja ndaj Indisë janë ndër më të lartat që SHBA-ja i ka vendosur ndonjëherë një partneri tregtar.
Por atëherë nuk ishte e qartë se si do të dukej ky dënim, raporton bbc.
Megjithatë, të martën, Trump tha se do të rrisë “shumë ndjeshëm” tarifat ndaj Indisë brenda 24 orëve, sepse kjo vend “po blen naftë ruse dhe po mbush makinerinë e luftës.”
“Nëse do ta bëjnë këtë, unë nuk do të jem i kënaqur,” tha Trump në emisionin Squawk Box në CNBC.
Shkalla e re e tarifave ndaj Indisë është ndër më të lartat që SHBA-ja i ka vendosur ndonjëherë një partneri tregtar.
Ky është një sinjal i fundit që Trumpi po i realizon kërcënimet për ndëshkimin e vendeve që blejnë naftë ruse, pas ashpërsimit të retorikës së tij kundër pushtimit të Vladimir Putinit në Ukrainë. /Telegrafi/
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...