Newcastle United ka kthyer sytë nga Nicolas Jackson si alternativë për repartin e sulmit, pasi janë pranë humbjes në garën për Benjamin Šeško, raporton The Telegraph.
Chelsea janë të gatshëm të shesin Jackson këtë verë, veçanërisht pas afrimit të Liam Delap dhe João Pedro, që kanë mbushur repartin ofensivë të “Bluve”, shkruan Arbresh.info.
Për Newcastle, kjo verë ka qenë e vështirë në merkato: kanë humbur João Pedro, James Trafford , Manchester United i ka rrëmbyer Bryan Mbeumo dhe Benjamin Seskon, ndërsa Hugo Ekitike ka përfunduar te Liverpool. Me të gjithë këta lojtarë ky klub ka qenë në bisedime.
Tashmë skuadra nga “St. James’ Park” po tenton ta përmirësojë situatën me transferimin e mundshëm të sulmuesit të Chelseat.
Jackson sipas faqes së specializuar për transferime vlerësohet rreth 50 milionë euro. Ai iu bashkua “Bluve” në korrik të vitit 2023. Që nga ajo periudhë ai ka luajtur 81 ndeshje dhe ka realizuar 30 gola dhe 12 asistime./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira