Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarës me inciiale: D.S.-A.,- nga komuna e Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas hetimeve fillestare, më datë 29 korrik 2025 në Ferizaj, e dyshuara dyshohet se përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit pasuror të paligjshëm, ka mashtruar një qytetar, J.Sh., duke i shkaktuar dëm material në vlerë prej 35,000 euro, transmeton Arbresh.info.
“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 29.07.2025, në Ferizaj, e pandehura me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete i ka shkaktuar dëm material të dëmtuarit J.Sh., në atë mënyrë që paraprakisht kishte shikuar veturën e markës “VW Tiguan”, në rrjetin social “Facebook”, të publikuar për shitje, dhe më pas kishte arritur marrëveshje për blerjen e saj në vlerë prej 35,000.00 Euro në zyrën noteriale, sipas së cilës shumën prej 10,000.00 Euro do paguante deri me datë 31.07.2025 përmes transferit bankar, e më pas shumën tjetër prej 25,000.00 Euro deri me datë 10.09.2025, dhe përkundër kësaj marrëveshje, pas dy ditësh, me datë 30.07.2025 e kontakton pronarin e auto – sallonit “V…”, duke ia ofruar për shitje të njëjtën veturë me çmim prej 24,000.00 Euro, dhe me datë 01.08.2025 realizon marrëveshje noteriale, nga e cila shumën prej 15,000.00 Euro i pranon në para të gatshme, ndërsa shumën prej 9,000.00 Euro, i pranon përmes transferit bankar nga banka “BKT”, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material në shumë prej 35,000.00 Euro, me të cilën do të kryente veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Vetura e lartcekur në këtë rast është sekuestruar nga ana e Njësisë së Hetimeve në Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Mashtrimi”.
E dyshuara që nga data 5 gusht 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës