Njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të lëshuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit J.I (M/K) i moshës 70 vjeç në Ferizaj janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 8 armë të gjata dhe 3 pistoleta pa leje, të cilat ishin të vendosura në dhoma të ndryshme të shtëpisë dhe në një depo të improvizuar që përdorej për modifikimin e armëve, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, janë gjetur pjesë të ndryshme për armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e veprave penale:
– “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”
– “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion”.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj për procedura të intervistimit, ndërsa për veprimet e mëtutjeshme do të njoftoheni me raport shtesë./Arbresh.info/

E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...