Në kuadër të përpjekjeve për modernizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane në Prishtinë, Komuna e Prishtinës ka nisur vendosjen e pritoreve të reja të tipit “C”.
Këto pritore përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të kushteve më komode dhe funksionale për qytetarët që përdorin transportin publik. Me dizajn modern, materiale të qëndrueshme dhe elemente digjitale, pritoret e tipit “C” synojnë të rrisin cilësinë e shërbimit dhe të lehtësojnë jetën e qytetarëve.
Drejtori i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku, për Arbresh.info tregon detajet rreth këtij projekti të ri, dhe se për çfarë shërbejnë ato.
“Pritoret e tipit “C” janë pritore që dallojnë nga tipi “A” dhe “B”, sa i përket madhësisë së tyre pra, në vende ku pritet dhe tashmë edhe fizikisht nga qytetarët, në hapësirat ku është e pamundur të vendosen tipi “A” që janë në stacione të mëdha, deri në nëntë metra, dhe ato të tipit “B” deri në gjashtë metra, atëherë shfrytëzohet ajo hapësirë që të vendoset pritorja e tipit “C”. Kjo ka një madhësi më të vogël në raport me këto dy tjerat dhe veçse i kemi vendosur disa prej tyre për herë të parë në kryeqytet. Jemi në proces të mbylljes edhe të pjesës informuese, dhe pjesa ku informohen qytetarët për çka shërbehen dhe cilat linja kalojnë në atë pjesë dhe oraret dhe kështu më radhë”, thotë ai.
Tutje, Lushaku tregon se në cilat zona janë vendosur pritoret e tipit “C”.
“Deri tash janë vendosur tre të tilla, dy janë të qyteti i vjetër afër Gjimnazit ‘Sami Frashëri’, dhe një pritore tjetër e tipit C është vendosur afër Kuvendit të Republikës së Kosovës tek pjesa e rrugës UÇK, rrjedhimisht te objekti i komunës së vjetër”, shprehet ai.
Gjithsej 150 pritore do vendosen në kryeqytet deri në fund të vitit sipas tij.
“Në total duhet të vendosen 150 pritore, dikur nga 50 deri në 60 janë vendosur, është kërkuar një dinamikë e shtimit të punës sidomos në këtë fazë, deri në fund të vitit t’i kemi të gatshme të gjitha pritoret, qoftë në zonën urbane, të qendrës, dhe pjesë tjera të Prishtinës, dhe në pjesët rurale që të vendosen në secilën pjesë të qytetit, aty ku është e nevojshme, sipas analizës që është bërë dhe nga ekspertët e brendshëm, por edhe ata të angazhuar si të jashtëm, është një numër që i arrin diku 150 të tilla, nëse do të ketë nevojë për më shumë, sigurisht që ato do të bëhen, por shpresojmë që pjesa e mbetur të përfundojë brenda këtij viti”, përfundon ai.
Lushaku, thekson se çfarë përfitime kanë qytetarët nga këto pritore, teksa tregon se edhe sa pritore tjera do të realizohen në komunë.
“Përfitimet e qytetarëve janë të shumta, fillimisht të kenë një vend adekuat ku duhet të presin dhe të janë ashtu siç e meritojnë qytetarët sidomos ato të tipit “A” që i kanë të gjitha elementet janë më të mëdha, sepse janë madhësi deri në nëntë metra, kemi pjesën që do të vendoset e njoftimit, emërtimit të tyre dhe pastaj dhe digjitalizimit. Kompania e cila nga thirrja publike për shprehje të interesit ka përfituar si e tillë, është e obliguar t’i përfundojë rreth 150 pritore në komunën e Prishtinës dhe si rezultat, asaj do t’i mundësohet në njëfarë forme ta përdorin për reklama. Ndërkohë, ne nuk shpenzojmë në këtë aspekt, në zonat ku nuk ka fare pritore do të vendosen të reja, pritoret e tipit “C” do të ketë në hapësira ku është e pamundur të vendosen dy lloje tjera, dhe në pjesë të zonave rurale”, thekson ai.
Ndryshe, vendosja e pritoreve të tipit “C” shënon një hap përpara në modernizimin e transportit publik në Prishtinë.
Me këto investime, komuna synon të krijojë një ambient më të sigurt, të rehatshëm dhe të qasje më të lehtë për të gjithë qytetarët, duke përmirësuar çdo ditë cilësinë e jetës urbane dhe duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit./Arbresh.info/ Rita Jakupi/
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia