Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet nesër në Prishtinë, për të shprehur mbështetje për ish-luftëtarët që po gjykohen në Hagë.
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka konfirmuar se janë përmbushur të gjitha procedurat ligjore dhe logjistike për organizimin e protestës, përfshirë marrjen e lejeve nga Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës, si dhe sigurimin e një autoambulance në vendngjarje.
Sipas tij, folësit në protestë do të jenë: Hysni Gucati, ish-kryetar i OVL-UÇK-së, Ali Ahmeti, lider i BDI-së dhe ish-luftëtar i UÇK-së, dhe një përfaqësues i familjes së një dëshmori.
Syla u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në këtë protestë, duke theksuar se ajo synon të dërgojë një mesazh solidariteti për bashkëluftëtarët që, sipas tij, po gjykohen padrejtësisht në Hagë.
“I ftojmë të gjithë qytetarët që bashkëndjejnë me ne për ata bashkëluftëtarë që padrejtësisht po gjykohen në Hagë, të dërgojmë mesazh që bashkëluftëtarët tanë nuk janë vetëm dhe jemi gati t’i mbështesim. Ne kemi filluar me këtë protestë; ne do të vendosim se a do të ketë protesta të tjera, por sigurisht do të kemi”, ka thënë ai./Arbresh.info



I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...