Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar të mërkurën pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani, e cila një ditë më parë tërhoqi kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese lidhur me seancën konstituive, për shkak të përfshirjes në përbërjen e saj të gjyqtarit serb Radomir Llaban, të cilin e cilësoi si rrezik për sigurinë kombëtare.
Në një postim në Facebook, Haxhiu rikujton se në vitin 2018, ajo dhe përfaqësues të tjerë të Vetëvendosjes kishin kërkuar mosdekretimin e Llabanit nga ish-presidenti Hashim Thaçi, për shkak të së kaluarës së tij kriminale.
Haxhiu bën të ditur se Ministria e Drejtësisë kishte dërguar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, për të filluar procedurat e shkarkimit të gjyqtarit Llaban. Por, sipas saj, përgjigjja zyrtare që kishin marrë ishte se kërkesa përbënte ndërhyrje në pavarësinë e gjykatës./Arbresh.info
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...