Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, ku Krasniqi theksoi rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke paralajmëruar se vonesat në këtë proces po krijojnë pasiguri dhe po e dëmtojnë funksionimin normal të shtetit.
“Në frymën e diskutimit për zhvillimit aktuale, theksova nevojën që institucionet e reja të themelohen sa më parë, sepse vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit. PDK do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve, për stabilitet institucional dhe mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë perëndimorë”, tha ai./Arbresh.info
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...